Biden më asnjë simptomë Covid, kumtoi mjeku i tij

Presidenti amerikan, Xho Bajden nuk ka thuajse asnjë simptomë të Kovid-19, që kur ishte pozitiv javën e kaluar, kumtoi sot mjeku i tij.

“Në këtë moment, simptomat janë hundë e bllokuar dhe dhimbje minimale fyti”, tha mjeku i Bajdenit, doktor Kevin O’Konor, në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë fundjavës, dhimbjet në trup dhe kolla u zvogëluan, ndërsa presidenti nuk pati vështirësi me frymëmarrjen, shtoi mjeku.

Ai e përsëriti se mushkëritë e presidentit Bajden janë në rregull dhe se mirë ka reaguar në terapinë e përshkruar.

Bajden të enjten ishte pozitiv në Kovid-19.