Biden: Mbetet të shihet nëse Rusia do t’i plotësojë premtimet
Presidenti amerikan Xhozef bajden deklaroi sot se mbetet të shihet nëse Rusia do të ndërmarrë ndonjë veprim për të reduktuar operacionet ushtarake në Ukrainë, duke shtuar se Uashingtoni dhe aleatët e tij do të vazhdojnë me sanksione të forta dhe ndihmë për Ukrainën.
“Ne do të shohim nëse do ta zbatojnë atë që e propozojnë përsëri” u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me kryeministrin e Singaporit, Li Sien Lung.
Ai shtoi se ata do të vazhdojnë të “monitorojnë nga afër atë që po ndodh”.

