Biden e përshëndeti vazhdimin e armëpushimit në Jemen
Presidenti amerikan, Xho Bajden e përshëndeti vazhdimin e armëpushimit në Jemen për edhe dy muaj dhe periudhën e paqes “të paprecedentë” në një vend të shkatërruar nga lufta tetëvjeçare, transmetoi Beta.
“Presidenti Xho Bajden e përshëndeti vazhdimin e armëpushimit në Jemen”, theksoi zëdhënësi i Këshillit për Siguri Nacionale, Xhon Kirbi duke iu drejtuar gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Kombet e Bashkuara (KB) informoi se palët në konflikt në Jemen janë dakorduar ta ripërtërijnë armëpushimin ekzistues për edhe dy muaj pas angazhimeve të përbashkëta ndërkombëtare.
Përfaqësuesi i KB-së për Jemenin, Hans Grundbeg në një kumtesë deklaroi se marrëveshja është midis Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit dhe kryengritësve jemenas huthët.

