Biden deklaroi se do të marrë pjesë në varrimin e mbretëreshës Elizabetë

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden sot deklaroi se do të marrë pjesë në funeralin e mbretëreshës Elizabeta e Dytë.

“Po. Ende nuk i di hollësitë, por do të shkoj”, u tha Bajden gazetarëve gjatë udhëtimit për në Ohajo.

Data dhe hollësitë për varrimin e mbretëreshës nuk janë konfirmuar, por do të kumtohen “në një kohë të afërt”, sipas Pallatit të Bakingemit. Funerali pritet të mbahet në 10 ditët e ardhshme në Pallatin Uestminster në qendër të Londrës.

Bajden e njohu mbretëreshën tre dekada dhe u takua me të tre herë, për herë të fundit në qershor të vitit 2021, kur ajo ishte nikoqire e tij dhe e zonjës së parë në Pallatin Uindsor gjatë vizitës së tyre Britani të Madhe për të marrë pjesë në samitin e liderëve të Grupit shtatë.

Sipas planit aktual, presidenti Bajden, së bashku me liderë të tjerë botërorë, më 19 shtator është planifikuar të jetë në Nju-Jork, në fillimin e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së. Por plani me siguri do të ndryshojë.