Biden: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë sjell përfitime për të gjithë NATO-n

Presidenti i SHBA-së Xho Bajdeni deklaroi se fuqimisht i mbështet kërkesat e Suedisë dhe të Finlandës për hyrje në NATO, që është një hap i cili, siç theksoi, “në mënyrë shtesë do ta përforcojë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe do të sjellë përfitim për të gjithë Aleancën”.

Bajdeni tha se SHBA-ja do të bashkëpunojë me Finlandën dhe Suedinë që të qëndrojnë vigjilentë në rast të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së tyre të përbashkët, në një kohë kur shqyrtohet pranimi për anëtarësim të vendeve nordike.