Biden: Ajo që ndodhi në Buça e tmerrshme, Putin të përgjigjet për krimet e luftës
Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se “kjo që po ndodh në Buça është e tmerrshme dhe presidenti rus Vlladimir Putin duhet të përgjigjet për krimet e luftës”.
“”Ju do të mbani mend që u kritikova kur e quajta Putinin kriminel lufte. Ne pamë se çfarë ndodhi në Buça… ai është një kriminel lufte,” tha Bajden.
Ai shtoi se duhet të vazhdojnë me dërgimin e armëve në Ukrainë, por të gjitha informacionet dhe detajet duhet të mblidhen në mënyrë që të zhvillohet një gjyq për krimet e luftës.
“Putini është brutal. Ajo që ndodhi në Buça është e tmerrshme, të gjithë e panë. “Unë mendoj se ky është një krim lufte dhe Putini duhet të përgjigjet”, tha Bajden.
I pyetur se si do të përgjigjet Amerika, Bajden tha se do të kërkojë më shumë sanksione ndaj Rusisë.

