Bi-Bi-Si: Presidenti indonezian Putinit i ka transmetuar porosi nga Zelenski

Presidenti indonezian Xhoko Vidodo kumtoi se presidentit rus Vlladimir Putin i ka transmetuar porosi nga presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski.

Vidodo të mërkurën në Kiev u takua me Zelenskin, ndërsa dje ka qenë në Moskë në takim me Putinin.

Presidenti indonezian në deklaratë për Bi-Bi-Si-në thotë se Putinit ia ka transmetuar porosinë e Zelenskit, pa me këtë rast të zbulojë hollësira për përmbajtjen. Ai e ka shprehur gatishmërinë e tij që të ndihmojë në inicimin e komunikimit mes dy liderëve.

Vidodo edhe paralajmëroi se Indonezia do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë, ndërsa presidenti rus pas takimit para gazetarëve kumtoi se Rusia është e gatshme t’i përmbush nevojat e Indonezizë për plehëra, furnizimi i të cilave është ndërprerë për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore ndaj Moskës.

Lideri indonezian është kryetar aktual i grupit G-20 dhe anëtar i Grupit të krizës të KB-së, të formuar për përgjigje ndaj kërcënimit nga uria globale.

Vidodo në Kiev e ka ftuar Zelenskin të merr pjesë në Samitin e G-20, të caktuar për në nëntor në Bali.

Presidenti ukrainas i ka thënë Vidodos se prania e tij do të varet nga ajo nëse dikush tjetër do të jetë aty. Rusia është anëtare e G-20, ashtu që ekziston mundësia që edhe presidenti rus Vlladimir Putin të jetë i pranishëm në samit.