BGNES: Beogradi iu bashkua propagandës kundër ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni

Beograd, 27 gusht – Televizioni shtetëror serb RTS i është bashkuar hapur propagandës kundër ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni e Veriut, të cilat janë kusht i detyrueshëm për fillimin e negociatave në Shkup për anëtarësim në BE, shkruan sot Agjencia bullgare BGNES nga Beogradi, transmeton Zhurnal.mk.

Në raportin e gjerë, i cili titullohej “A do të bëhen maqedonasit pakicë në atdheu” RTS, sipas BGNES, sugjeron se “bullgarët kundërshtojnë identitetin e maqedonasve”.

“Pesë vjet më parë, RMV ndryshoi emrin e saj si kusht për të vazhduar me integrimin evropian, por tani Bullgaria ka vendosur një barrierë dhe dëshiron që bullgarët të regjistrohen si pakicë në preambulën e kushtetutës, duke përfaqësuar vetëm 0,19 për qind të popullsisë. “, thuhet në raport, të cilin e ka ribotuar menjëherë gazeta Politika.

Në informacionin e RTS-së, përveç “rrezikut nga bullgarët, nuk është lënë jashtë as armiku tjetër në detyrë – shqiptarët, të cilët kërcënojnë integritetin e shtetit”, shkruan Agjencia bullgare BGNES.

Në fillim, reporteri i RTS citon ish-kryeministrin Zoran Zaev, i cili e pyeti Bojko Borisovin “si të gjithë në botë kanë ardhur nga majmunët, vetëm ne maqedonasit nga bullgarët”.