BFI: Sivjet do të organizohet Haxhi

Shkup, 23 mars – Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut sot ka mbajtur mbledhje në të cilën ka sjellë disa vendime.

Mes të tjerash, njoftohet se këtë vit do të organizohet udhëtimi për kryerjen e Haxhit, ritual fetar i cili nuk u realizua vitin e kaluar për shkak të pandemisë së Kovid-19.

Por meqë tashmë jemi në krizë të re ekonomike dhe për shkak të luftës aktuale, sërish, vlera e fitrit nga BFI-ja njoftojnë se do të mbetet e njëjtë.

“Rijaseti i BFI-së miratoi këto konkluza:

  1. Informojmë besimtarët dhe opinionin e gjërë se Ramazani sipas takvimit për vitin 2022/1443-1444 H. fillon më 02 Prill, (e shtunë).
  2. Duke patur parasysh krizën si pasojë e Pandemisë Covid-19 dhe luftës aktuale, kategoria e Sadekatul-fitrit mbetet e njejtë, pra Kategoria e parë: 150,oo den. Kategoria e dytë: 200,oo den., Kategoria e tretë 300,oo den. dhe Kategoria e katërt 400,oo den.
  3. Obligohet Shërbimi Fetaro-arsimor që të përgatit Tabelën e Zeqatit.
  4. Lidhur me kurbanat të formohet Komision i cili do të merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kurbanat për vitin 2022.
  5. Rijaseti i BFI-së, lidhur me Haxhin informon besimtarët e vendit se sipas informatave nga autoritetet e Mbretërisë së Arabisë Saudite, sivjet do të organizohet udhëtim për kryerjen e Haxhit. Për informata tjera rreth Haxhit në mënyrë plotësuese do të jepen pasi të nënshkruhet Mahdari me Ministrinë e Haxhit të MAS. Me këtë rast, edhe njeherë ia bëjmë me dije opinionit se i vetmi organizator legjitim dhe kompetent i Haxhit në vendin tonë është Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RMV”, qëndron mes tjerash në njoftimin e BFI-së.