Bezhoska: Duke garantuar stabilitetin e denarit, do t’u bëjmë ballë sfidave të ardhshme

Shkup, 26 prill – Denari do të jetë “spiranca e stabilitetit të ekonomisë sonë”, porositi guvernatorja e bankës popullore Anita Angellovska-Bezhoska në fjalimin e shkruar me rastin e 30 viteve të pavarësimit monetar.

“Sot shënojmë një jubile të rëndësishëm, përkujtues të ndërtimit të shtetit tonë, Para 30 viteve, nën drejtimin e Komisionit për pavarësim monetar, ishte vendosur valuta jonë nacionale – denari. Njëherit, ishte vendosur korniza institucionale e sistemit monetar – banka popullore filloi të funksionojë si bankë e pavarur qendrore. Edhe pse relativisht bankë e re qendrore, në 30 vitet e fundit, Banka popullore u përball me numër të madh sfidash, të cila iu përgjigj me sukses”, thotë Angellovska-Bezhoska në fjalim.

“Duke folur për vitet e para të pavarësimit monetar të cilat i shënuan hiperinflacioni, recesioni, niveli i pamjaftueshëm i rezervave devizore, depreciacioni i vazhdueshëm i valutës vendore dhe destabiliteti i përgjithshëm makroekonomik, guvernatorja shfaqë bindje se denari edhe më tej do të jetë stabil.

“Stabiliteti i denarit dhe stabiliteti financiar u ruajtën edhe në vrullin e krizës më të ashpër ekonomike, të shkaktuar nga pandemia e virusit kovid-19. Banka popullore ishte një nga shtyllat të cilat e ruajtën stabilitetin e tërë sistemit ekonomik, duke i realizuar qëllimet e veta të mandatit, duke i dhënë mbështetje ekonomisë përmes politikave dhe masave adekuate. Nuk do të gaboj nëse them se pas kësaj krize, u bënë më të fuqishme edhe ekonomia, edhe institucionet të cilat janë pjesë e sistemit ekonomik. Banka popullore edhe njëherë e konfirmoi përcaktimin për ruajtje të stabilitetit të denarit dhe ai edhe në të ardhmen do të jetë “spiranca e stabilitetit të ekonomisë sonë”, thotë Angellovska-Bezhoska.

Rezervat devizore, siç thekson, mirëmbahen në nivel komod, ndërsa sistemi bankar është vendosur në baza tërësisht tregtare dhe është stabil, likuid dhe mjaft i kapitalizuar.

“Lidhur me kornizën për punën e sistemit bankar, morëm mirënjohje të konsiderueshme nga Bashkimi Evropian i cili na vendosi në listën me vetëm edhe 26 shtete në botë, rregullativa bankare dhe supervizioni i të cilës i përmbushë standardet evropiane”, thekson guvernatorja.

Fitoret e korrura gjatë 30 viteve, sipas guvernatores Angellovska-Bezhoska, nuk do të ishin të mundura pa kapitalin njerëzor. Angazhimet e bankës qendrore, siç thekson, çdoherë ishin kahëzuar drejt rekrutimit të kuadrove cilësore, sendërtimit të tyre dhe mësimit të përhershëm gjatë karrierës institucionale.

“Jubileu i sivjetmë – 30 vite të denarit dhe 30 vite nga pavarësia e bankave qendrore, duhet të jetë krenari nacionale për të gjithë ne. Atë, të cilën si bankë qendrore mud ta porosisim është se ne edhe më tej do të qëndrojmë në përballjen me të gjitha sfidat e ardhshme, duke e garantuar stabilitetin e denarit, e me atë edhe prosperitetin e shoqërisë sonë”, thekson guvernatorja Angellovska-Bezhoska në fjalimin e shkruar me rastin e jubileut që shënohet në ditën e sotme kur në vitin 1992 u vendos denari si valutë nacionale dhe u miratuan pako ligjesh me të cilat shteti u pavarësua në mënyrë monetare.