Bexhet Musliu / Shteti digjet, “GRUBI” krihet !

Shkruan Bexhet Musliu

Shkup, 7 gusht – Përderisa gjysma e Maqedonisë së Veriut po digjet, e që më shumë se 3000 ha toke janë djegur si pasojë e flakëve përvëluese në Maqedonia e Veriut, ndërsa beteja vazhdon ende, në vend se zëvendëskryeministri i Bashkimit Demokratik për Integrim Artan Grubi t’u bashkohet ministrave tjerë të cilët në çdo vend ku po kaplon zjarri po ndihmojnë, ai ka zgjedhur të shfrytëzoj rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrid dhe po merret me “Diversiteti kulturor 20 vite pas Marrëveshjes së Ohrit”.

Situata e vështirë bëri që qeveria të shpallet gjendjen e emergjencës për 30 ditë, ndërsa deri më tani është shënuar dhe një viktimë. Zjarret po vazhdojnë prej disa ditësh në Maqedoninë e Veriut dhe veçanërisht në lindje të vendit.

Për të vënë në kontroll situatën me zjarret, në ndihmë kanë arritur dhe ekipet zjarrfikëse nga Serbia, Bullgaria, Austria dhe ekipet zjarrfikëse nga Sllovenia.

Por kjo nuk po shqetëson zëvendëskryeministrin Grubi, por ai po vazhdon me agjendën e tij, “20 vite pas Marrëveshjes së Ohrit”.!

Ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha ka anuluar pushimet për këtë vit. Siç mësohet shkaku i anulimit të pushimeve janë zjarret e shumta që janë përhapur në mbarë vendin.

Pas njoftimit dje të qeverisë së kryeministri Zoran Zaev dhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të jenë në pushim për shkak se vendi për momentin po ballafaqohet me zjarre të shumta, dhe nuk është koha që kryeministri të merr pushimin në këto momente, kryeministri Zoran Zaev, sot është parë në terren në rajonin e Berovës, i cili tha:

“Ta vendosim sigurinë në rend të parë dhe t’i pengojmë të gjithë rreziqet që mund të shkaktojnë zjarr”, ka shkruar Zaev, por si duket Grubi nuk ka “shqetësim” që gjysma e shtetit është në zjarrë, për Grubin me më rëndësi është promovimi i 20 vjetori i Marrëveshja e Ohrit, se sa të ndihmon qytetarët!