Beteja të ashpra në lindje të Ukrainës, luftime dhëmbë për dhëmbë në Severodonetsk
Beteja të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin lindor, Severodonetsk, njoftoi guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhyi Haidai. Pushtimi i këtij dhe qytetit fqinjit Lysychansk do ta vinte të gjithë rajonin e Luhanskut nën kontrollin e Rusisë. Luhansk përbën gjysmën e Donbasit – fokusi aktual i përpjekjeve luftarake të Rusisë. Por forcat ukrainase tregojnë rezistencë ndaj armikut, pavarsisht se pjesa dërrmuese e rajonin është nën kontrollin e Rusisë.
“Përleshje të ashpra në rrugë. Ne po e lodhim armikun. Forcat ukrainase janë ende nën kontrollin e qendrës rajonale të Luhansk.”, tha guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhyi Haidai.
“Betejat në vijën e parë të frontit vazhdojnë në Sievierodonetsk, Lysychansk dhe qytetet tjera në Donbas, të cilat pushtuesit tani i konsiderojnë si objektiva kyçe. Kemi njëfarë favori pozitiv në Rajonin e Zaporizhzhias, sepse arrijmë të pengojmë planet e pushtuesve. Ecim gradualisht përpara në rajonin e Kharkiv, duke çliruar tokën tonë. Gjithashtu e mbajmë mbrojtjen në drejtimin e Mykolaiv-it.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ushtria ruse para disa ditësh depërtoi në Mykolaiv, por aktualisht forcat ukrainase i kanë dëbuar rusët nga qyteti.
“Rusët ishin në periferi të qytetit tonë-Mykolaiv, ata filluan të depërtojnë në qytet. Ne ndërtuam një linjë mbrojtjeje atje dhe kishim pozicione strategjike. Në fillim i larguam me forcë nga skaji i qytetit dhe më pas i kthyem deri në kufirin provincial të Khersonit.”, tha komandati i ushtrisë në Mykplaiv.
Luftime janë duke u zhvilluar edhe në qytetin lindor Shevçenkov. Ushtarët gërmojnë llogore për të luftuar armikun, banorët vendas fshehen nëpër bodrume gjatë bombardimeve.
“Kemi djem të rinj por nuk kanë përvojë luftarake. Ne po përpiqemi t’ua përcjellim atyre përvojën tonë luftarake që kemi fituar secili në luftë.”, tha komandanti ukrainas në Shevçenkov,
“Do përpiqemi ta jetojmë jetën siç kemi jetuar deri tani edhe pse nuk është njësoj sepse gjithçka është bombarduar.”, u shpreh një banore vendase.
“Unë i mbijetova një lufte të mëparshme, atëherë isha katër vjeç. Unë u rrita. Dhe tani po përjetoj një luftë tjetër, mendoj se do t’i mbijetoj edhe kësaj lufte.”, tha një banore vendase.
Pas agesionit rus në Ukrainë më 24 shkurt, deri tani vendin e kanë lëshuar afto 7 milion ukrainas, mijëra civil janë vrarë në mesin e tyre rreth 300 fëmijë.

