Beteja e Trumpit me Apple kërcënon rritje masive të çmimeve edhe për telefonat Samsung

Presidenti Donald Trump i kërkoi Apple që të largonte prodhimin nga Kina, një kërkesë të cilën kompania e përmbushi duke u zhvendosur në Indi.
Por, ai përsëri nuk është i kënaqur – po kërkon që iPhone të prodhohen në SHBA.
Dhe kjo betejë po kërcënon edhe telefonat Samsung.
Trump deklaroi kohët e fundit se do të vendoste tarifa prej 25% për çdo model iPhone të importuar në SHBA pasi të ishte prodhuar diku tjetër.
Megjithatë, do të ishte shumë e vështirë të synosh vetëm një kompani të vetme me tarifa, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Nëse presidenti dëshiron të vendosë një tarifë prej 25% për iPhone, atëherë ai do të duhet ta zbatojë këtë tarifë për të gjithë telefonat inteligjentë që importohen në vend.
Mediat koreane raportojnë se telefonat Samsung mund të kenë një rritje të çmimit prej 40% në SHBA për shkak të këtyre tarifave.
Megjithatë, Samsung, sipas raportit, ka shumë pak gjasa që thjesht të absorbojë koston e tarifave.
Kompania do t’ua kalojë barrën konsumatorëve, kryesisht sepse e di se pothuajse të gjithë do të jenë të vetëdijshëm për shkakun e rritjes së çmimeve.