Besimi – Van Gelder: Përkrahje e rëndësishme nga Banka Botërore për zbatimin e reformave

Shkup, 9 mars – Republika e Maqedonisë së Veriut ka përkrahje të konsiderueshme nga Banka Botërore në zbatimin e reformave kyçe. Ka realizuar mbi 60 projekte me vlerë mbi 2.8 miliardë dollarë dhe punon në mënyrë aktive në nëntë projekte me vlerë të përgjithshme prej 480.8 milionë dollarë, me fokus në fushën e energjetikës, digjitalizimit, projektet e infrastrukturës, projektet arsimore etj.

E konsiderueshme është edhe përkrahja nga ky institucion ndërkombëtar për ballafaqimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike nga Kovid- 19.

Dinamika e realizimit të projekteve dhe mundësitë për përshpejtimin e tyre ishin temë e takimit të sotëm të ministrit Fatmir Besimi me drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder dhe drejtorin e BB-së në vend, Masimiliano Paluci.

Bashkëpunimi me këtë institucion financiar ndërkombëtar bazohet në Strategjinë për partneritet të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bankën Botërore, e cila është e përkushtuar në fushën e efikasitetit energjetik, digjitalizimit, përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, shërbimeve komunale, projekteve në arsim, shërbimeve sociale etj.

Me përkrahjen e Bankës Botërore janë duke u realizuar nëntë projekte në vlerë prej 209.3 milionë dollarëve, të cilat kanë të bëjnë me vendosjen e Sistemit të integruar financiar për menaxhim me informacionet – SIFMI dhe Sistemit tatimor të integruar të informacionit STII, për modernizimin e bujqësisë, për avancimin e arsimit fillor, për administrimin e sigurimit social, për ndërlidhjen e rrugëve lokale, për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, për avancimin e shërbimeve sociale, për zgjerimin dhe zhvillimin e rrugëve – Rankovcë – Kriva Pallankë, për përmirësimin e shërbimeve komunale, si për ballafaqimin me KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë takim, u theksua nevoja që të ndërmerren aktivitete për përshpejtimin e dinamikës së realizimit të projekteve ku u shpreh edhe gatishmëria nga të dyja palët.

Sa i përket situatës aktuale lidhur me krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve të energjensave, veçanërisht lidhur me zhvillimet në Ukrainë, u theksuan masat që ndërmerren për ballafaqim me krizën energjetike dhe u potencua rëndësia e projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik, që është në vlerë prej 25 milionë eurove dhe që ka për qëllim uljen e konsumit të energjisë në sektorin publik dhe investimet efikase energjetike në komunat.

U theksuan masat që u ndërmorën nga Qeveria në drejtim të mbrojtjes së standardit jetësor, si dhe ndikimi që mos të ketë rritje të lartë të çmimeve të energjencave, si dhe reformat e pensioneve me Metodologjinë e re të përcaktuar lidhur me përllogaritjen e pensioneve që duhet të fillojë të zbatohet nga muaji tetor i këtij viti, përmes së cilës sigurohet zgjidhje sistemike dhe e qëndrueshme për rritjen dhe pagesën e pensioneve.

Ministri thekson se ashtu si në kohën e pandemisë kur krijuam dhe zbatuam pako masash për përkrahje, kështu Qeveria ka qasje proaktive edhe ndaj krizës energjetike, me ç’ rast ndiqen situatat dhe tashmë punohet në projektimin e masave.

Ndikimi i konfliktit në Ukrainë ndihet edhe në vendet e tjera. Banka Botërore dhe FMN-ja punojnë në drejtim të vlerësimit të ndikimit ekonomik dhe financiar të konflikitit dhe valës së refugjatëve në rajonet e tjera. Banka Botërore është e vetëdijshme për nevojat e rajonit rreth Ukrainës dhe është e gatshme të ndihmojë me financim të ri, si dhe me ristrukturim të aktiviteteve të vazhdueshme.