Besimi: Siç premtuam – realizuam stabilizimin e çmimeve të ushqimeve

Shkup, 17 mars – Siç premtuam – realizuam stabilizimin e çmimeve të ushqimeve. Qytetarët nga sot nuk do të paguajnë TVSH-në për produktet ushqimore bazë.  Kjo do të ndikojë në çmimet e ushqimeve dhe lartësin shportës së konsumit, pra në ruajtjen e standardit të qytetarëve, porositi ministri i Financave Fatmir Besimi në postimin e tij në Fejsbuk.

Besimi tregon se heqja e TVSH-së për produktet ushqimore është rezultat i ndryshimeve në Ligjin për TVSH-në, të propozuara nga Ministria e Financave si pjesë e 26-të masave anti-krizë për menaxhim me gjendjen aktuale të shkaktuar nga sulmi rus ndaj Ukrainës.

“Po e theksoj përsëri, askush nuk thotë se do të jetë e lehtë, por ne qëndrojmë prapa faktit që do të ketë një angazhim të denjë, nga qeveria, që qytetarët të ndjejnë më pak presionet nga konflikti ruso-ukrainas. Në fakt këtë e dëshmuam me masat kundër krizës gjatë pandemisë, të cilat amortizuan ndjeshëm efektet në ekonomi dhe për të cilat morëm vlerësimet më të mira nga institucionet financiare ndërkombëtare”, shkroi Besimi.

Prej sot hiqet TVSH-ja për bukën, sheqerin, miellin tip 400, vajin e lulediellit, qumështin e përhershëm me yndyrë 2.8 për qind, 3.2 për qind dhe 3.5 për qind, mishin e freskët, orizin dhe vezët. Ky është rezultat i ndryshimeve në Ligjin për TVSH-në, të propozuar nga Ministria e Financave dhe miratuar nga Qeveria dhe Parlamenti, si një nga 26 masat kundër krizës në pakon për trajtimin e situatës aktuale të shkaktuar nga sulmi rus ndaj Ukrainës.