Besimi: Përshkallëzimi në mes Rusisë dhe Ukrainës mund të ketë pasoja mbi çmimet e energjisë
Shkup, 22 shkurt – Ministri i Financave Fatmir Besimi gjatë vizitës së djeshme të Komisionit Evropian bisedoi për gjendjen ekonomike në Maqedoninë e Veriut dhe krizën ekonomike globale, e cila ka të bëjë me konfliktin ruso-ukrainas, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Kriza energjetike, e cila fuqishëm e goditi Evropën dhe muajt e fundit nuk e tejkaloi as Maqedoninë e Veriut, ishte një nga temat kryesore në takimet e ministrit të Financave Fatmir Besimi në Bruksel me komisarin e BE-së për Ekonomi Paollo Xhentiloni dhe komisarin e BE-së për Zgjerim Oliver Varheji si dhe komisarin e BE-së për Buxhetin e BE-së Johanes Han.
Në deklaratë për MIA-n, Besimi sqaroi se me bashkëbiseduesve të tij u ka prezantuar masat e Qeverisë për zbutjen e krizës energjetike në vend, duke treguar se janë ndarë rreth 5,2 miliardë kah fundi i viti 2021 dhe po aq edhe gjatë vitit 2022 për KRE-në.
“Më pas kemi zvogëluar TVSH-në për amvisëri vitin e kaluar prej 18 për qind në 5 për qind deri në korrik, më pas bëhet 10 për qind, ndërsa nga viti i ardhshëm do të kthehet në 18 për qind. Dhe e gjithë kjo ka implikacione fiskale. Më pas programin për mbështetje të mbështetjen e familjeve të cenueshme me nga 1.000 denarë në muaj, rreth 35 mijë amvisëri. Dhe programi për varfëri energjetike i sjell nga ana e Qeverisë gjatë kohës ës krizës energjetike”, tha Besimi.
Ai më tej theksoi se po merret parasysh edhe paparashikueshmëria gjeopolitike.
Edhe pse nuk dëshiron të spekuloj, Besimi pranoi që kriza në mes Ukrainës dhe Rusisë mund potencialisht të sjell përkeqësimi të tregut evropian.
“Kjo varet nga impakti mbi tregun në Evropë në pjesën e energjetikeve që po vërehet. Mund të jetë edhe më keq nëse ndodh diçka, nëse përshkallëzohet situata edhe mbi çmimet, kemi edhe njërën edhe tjetrën. Përshkallëzime tjera, varet nga drejtimi që do të jenë implikimet, mund të ketë mungesë eventuale të energjisë, por kjo për momentin mbetët skenar spekulues”, theksoi Besimi.
Por, ministri Besimi insiston se nga ky moment këto janë vetëm parashikime dhe se askush nuk mund të tregoj me saktësi se çfarë do të ndodh nëse përshkallëzohet gjendja dhe në mënyrë shtesë komplikohet dhe e gjithë kjo do të përkeqësoj gjendjen e tregjeve.
“Gjatë kohës së krizës kemi përshkruar se çfarë mund të veprohet në këtë pjesë – intervenim të tregut. Ashtu ne me BEG i kemi zgjidhur në bazë të këtij vendimit, ku ne si Qeveri përmes kompanive shtetërore kemi përcaktuar që ata të prodhojnë për nevoja të brendshme dhe jo për eksport dhe të sigurohet energji elektrike të nevojshme për KRE-së, për treg të rregulluar dhe kemi treg të rregulluar ku janë të përfshirë amvisëri dhe këtu Qeveria përmes KRE-së luante rol që të mos rritej çmimi i energjisë elektrike siç po ndodh në treg, rritje e shumëfishtë. Tani kjo mbet 9,5 për qind rritje nga ky vit, që është rezultat i këtyre politikave që i zbatojmë si intervenim jo i drejtpërdrejtë shtetëror në tregun e energjisë elektrike”, deklaroi Besimi për MIA.
Ministri theksoi se Qeveria ka marrë mbështetje nga BE-ja për atë se çfarë po vepron.
Besimi paralajmëroi se Maqedonia e Veriut ka aplikuar edhe për tre projekte nga fusha e transportit, mjedisit jetësor dhe energjetikës në programin e Komisionit Evropian, ndërsa rezultatet do të publikohen këtë javë.
EIP (Europian Inovation Partnership) është program i Komisionit Evropian për mbështetje të Ballkanit Perëndimor para se gjithash në projekte infrastrukturore, dhe është 9 miliardë euro me target Ballkanin Perëndimor nga viti 2021 deri në vitin 2027, plus 20 miliardë euro që mund të tërhiqen përmes graniti nga sektori privat.
“Do të thotë se qëllimi kryesor është të shohim gjatë vitit 2022 se si do të jenë politikat e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe si planifikojmë ne, me çfarë masa do të menaxhojmë me këto sfida dhe gjatë vitit të kemi plan për financimin e këtyre shpenzimeve shteë që dalin nga kriza energjetike”, deklaroi Besimi