Bërnjarçevska: Skrining testimi për Kovid-19 këtë javë në lokacione të ndryshme në Shkup dhe më pas edhe në qytete të tjera
Shkup, 14 shkurt – Skrining testimi pas përzgjedhjes së rastësishme e cila duhet të tregojë sa për qind qytetarët kanë imunitet humoral ndaj koronavirusit këtë javë është planifikuar të zhvillohet në lokacione të ndryshme në Shkup, deklaroi sot asis.dr. Teodora Bërnjarçevska nga Instituti për imunobiologji dhe gjenetikë humane në Fakultetin mjekësor në Shkup.
“Nuk i zbulojmë lokacionet me qëllim që t’i kapim kalimtarët, të vendosen ekipe të cilat do të marrin mostra nga kalimtarët të cilët do të jenë të interesuar të japin mostrën e tyre për përcaktimin e antitrupave, për të vlerësuar gjendjen epidemiologjike në Shkup. gjegjësisht sa kanë fituar imunitet të qytetarëve nga vaksinimi apo sëmundje. Këtë do ta bëjmë në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar me qendrat shëndetësore publike dhe shërbimet e transfuzionit. Gjithashtu, zgjedhjet do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme nga të anketuarit, dhe qëllimi është në nivel të Shkupit dhe në nivel të Maqedonisë të vlerësohet se sa për qind e qytetarëve kanë imunitet humoral ndaj koronavirusit”, tha asis. dr. Bërnjarçevska.
Theksoi se skrining testimi përmes zgjedhjes së rastësishme për Kovid-19 do të kryhet edhe në qendrat për shëndet publik në qytetet më të mëdha.
Shtoi se me skrining testimin për Kovid-19 do të përfshihen rreth 1.000 qytetarë në Shkup, ndërsa 2.000 deri në 3.000 qytetarë në qytete të tjera.

