Berbok: Vendosje të sanksioneve kundër Iranit për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Anallena Berbok theksoi se angazhohet që BE-ja të vendosë sanksione kundër Iranit për shkak të aktiviteteve të dhunshme të zbatuara për shtypjen e protestave në Republikën Islamike.

“Po bëj çmos në kuadër të BE-së, që të vendosen sanksione kundër atyre në Iran të cilët deri në vdekje vrasin gra dhe gjuajnë demonstruesit në emër të fesë”, njoftoi Berbok në Tuiter.