Benzinat lirohen për dy denarë, çmimi i dizelit mbetet i njejtë

Benzina dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga sonte në mesnatë do të lirohen për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit dhe naftës do të mbetet i njëjtë, vendosi Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (RKE). Me vendimin kryhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.34 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 88 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 90 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 85,5 denarë për litër. Çmimi i EURODIZELIT (D-E V) do të mbetet 90 denarë për litër, kurse karburanti M-1 NS do të jetë 52.786 denarë për kilogram.

Nga RKE theksojnë se çmimet e referencës të derivateve të naftës në tregun botëror janë ulur për benzinat mesatarisht për 4,114 për qind, për naftën rënia është mesatarisht për 2,263, për Vajin ekstra të lehtë mesatarisht për 3,513, ndërsa tek mazuti ka rënie mesatarisht për rreth 1.29 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit, nga ana tjetër, është më i lartë për rreth 0,005 për qind.