Bentley fillon kërkimin agresiv për ‘inxhinierë të jashtëzakonshëm’ për të përshpejtuar tranzicionin elektrik

Inxhinierët që duan të punojnë në sektorin e automobilave mund të dëshirojnë “t’i hedhin një sy Bentley-t” pasi prodhuesi i makinave sapo ka shpallur dhjetëra vende të reja të lira pune.

Sipas mediave të huaja, këto vende pune janë pozicione krejtësisht të reja të krijuara për të ndihmuar markën super-luksoze që të bëjë kalimin në njësitë elektrike, gjatë viteve të ardhshme.

Bentley është angazhuar për diçka që e quan plani “Five-in-Five”, ku do të ndërtojë një model të ri elektrik çdo vit nga 2025 deri në 2030.

Kompania shpreson që përpjekja do ta lejojë atë të bëhet neutrale ndaj karbonit deri në afatin e vitit 2030.

Secili prej këtyre synimeve është pjesë e një strategjie më të madhe të quajtur “Përtej 100”.

Viti 2019 ishte 100 vjetori i kompanisë britanike të makinave dhe ky plan i ri fokusohet në shekullin e ardhshëm.

Për të arritur ato qëllime të larta, Bentley e di se ka nevojë për inxhinierë të rinj dhe kështu tanimë ka “shpallur thirrjen”.

Përafërsisht gjysma e vendeve të lira janë vende pune që lidhen me kompetencat elektrike.

Pozicione të tjera lidhen ndër tjerash me inxhinierinë UX/UI, inxhinierinë e shasisë dhe menaxhimin e dizajnit.