Ben White largohet nga Anglia

Ben White është larguar nga grumbullimi me Kombëtaren e Anglisë në Katar.

“Tre Luanët” njoftuan zyrtarisht këtë të mërkurë për largimin e mbrojtësit të Arsenalit.

Gjithashtu, Kombëtarja e Anglisë ka kërkuar që të respektohet privatësia e lojtarit.

Njoftimi i plotë:

“Ben White është larguar nga baza stërvitore e Anglisë në Al Wakrah dhe është kthyer në shtëpi për arsye personale.

Mbrojtësi i Arsenalit nuk pritet të kthehet në skuadër për pjesën e mbetur të turneut.

Kërkojmë që në këtë moment të respektohet privatësia e lojtarit”.