Bekteshi: Tregtarët të mos e keqpërdorin gjendjen, ndërsa qytetarët të lajmërojnë çdo lloj shkelje

Shkup, 16 mars – Tregtarët të mos e keqpërdorin gjendje, ndërsa qytetarët të lajmërojnë çdo lloj shkelje, porositi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ai në emisionin televiziv në “TV21” theksoi se me rregull dhe në kohë do të veprohet sipas ankesave nga ana e qytetarëve në krahasim me parregullsitë nga ana e marketeve.

“Tani më janë ndëshkuar shumica e zinxhirëve të supermarketeve, sot isha i informuar nga ana e sektorit në Ministrinë e Ekonomisë, se ka ankesa për supermarkete të caktuara dhe menjëherë e informuam Inspektoratin Shtetëror të Tregut, i cili në përputhje me informatat e mia menjëherë ka vepruar”, deklaroi ministri i Ekonomisë duke theksuar se nëse përsërit shkeljen do të pason masë shtesë.

Ai i porositi qytetarët rregullisht të marrin llogari fiskale  dhe të lajmërojnë në numrin 191 për çfarëdo parregullsi.

Sipas Bekteshit, duke pasur parasysh sulmin rus ndaj Ukrainës, pason vit i rëndë si viti i pandemisë.