Bekteshi: Qëllimi ynë kryesor është mbrojtja e tregut vendor dhe i qytetarëve

Shkup, 18 mars – Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria solli sot vendim për vazhdimin e masës për ndalimin e eksportit të drithërave dhe vajit të lulediellit deri më 15 prill të vitit 2022.

Këtë e theksoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili shtoi se në perputhje me këtë vendim, edhe në 25 ditët në vijim do të ketë ndalesë për eksportin e meslinit, grurit, miellit te grurit dhe meslinit, farave të lulediellit: si të thyera poashtu edhe të grimcuara, vajit te farave te lulediellit, shafranit, ose fraksioneve të ngjajshme, te papastruara dhe paspastruara, porse kimikisht të pamodifikuara nga luledielli.

“Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor dhe mbrojtja e qytetarëve në kohë krize për të shmangur spekulimet, veprimet e tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun vendor dhe qytetarët”, theksoi ministri i Ekonomis, Bekteshi.

Ai potencoi se prioriteti i Qeverisë tonë është mbrojtja e standardit të qytetarëve dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik.

Ai përkujtoi se Qeveria në seancën e mbajtur më 10 mars 2022 solli vendim për ndalimin e eksportit të disa drithrave dhe vajit të lulediellit, sipas të cilit duke filluar nga 10 mars 2022 deri më 20 mars 2022, me qëllim që të mos dëmtohet tregu vendor.