Bekteshi në takim joformal të Këshillit për energjetikë të BE-së në Pragë

Shkup, 11 tetor – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektesi sot dhe nesër do të jetë për vizitë në Pragë, ku do të marrë pjesë në takimin joformal të Këshillit për energjetikë të Bashkimit Evropian, të organizuar nga Presidenca çeke me Këshillin e BE-së.

Siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë, në takimin joformal ministror, në të cilin përveç vendeve anëtare të BE-së do të marrin pjesë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do të shqyrtohet udhërrëfyesi për aktivitetet e mëtutjeshme për përballje me çmimet e larta të energjisë, si dhe për sigurimin e gazit natyror me çmime të qasshme për konsumatorët në Evropë.

Tema e bisedës në takim do të jenë edhe drejtimet potenciale për riformimin e tregut të energjisë elektrike.