Bekteshi: Marzhet e kufizuara të produkteve ushqimore bazë mbeten deri në fund të prillit 2023

Shkup, 27 dhjetor – Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme mori vendim për vazhdimin e afatit të masës për kufizimin e marzhit të produkteve ushqimore bazë deri më 30 prill 2023.

“Duke pasur parasysh se me këtë vendim kufizohet rritja e çmimeve përmes përcaktimit të lartësisë së marzhit tregtar që duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë, ndërsa gjendja e tregut tregon se çmimet nuk janë të stabilizuara, nevoja e afatit për aplikimi është zgjatur deri më 30 prill 2023”, ka shkruar ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Fejsbuk.

Krahas kësaj, shtoi, Qeveria ka mundësuar që prodhuesit vendas të produkteve ushqimore bazë që nga 1 dhjetori i këtij viti të përdorin energjinë elektrike të subvencionuar për aq kohë sa zgjat gjendja e krizës.

“Qëllimi është që me energji elektrike të subvencionuar për prodhuesit vendas dhe me marzh tregtar të rregulluar, të kemi çmime të korrigjuara në treg”, thekson Bekteshi.

Në masë do të vazhdojnë të përfshihen këto produkte: – bukë e bardhë; prerë në copa ose të tëra; sheqer i bardhë dhe vaj luledielli për ushqim (pa vaj të shtypur të ftohtë) me një marzh tregtar 5 për qind për shitësit me shumicë (përfshirë prodhuesit) dhe shitësit me pakicë.

Në masë do të vazhdojnë të përfshihen këto produkte: – bukë e bardhë; prerë në copa ose të tëra; sheqer i bardhë dhe vaj luledielli ushqimor (pa vaj të shtypur të ftohtë) me një marzh tregtar 5% për shitësit me shumicë (këtu janë edhe prodhuesit) dhe shitës me pakicë.
Pastaj për miell gruri – lloji 400 dhe lloji 500; makarona dhe shpageta me grurë të fortë; oriz i bardhë maqedonas, qumësht lope i përhershëm me përmbajtje yndyre prej 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind; vezë; gjizë; djathë i bardhë i lopës dhe djathë i bardhë i përzier; qumësht kosi dhe ajkë ​​dhe jogurt me një marzh tregtar prej 10 për qind për shitësit me shumicë (këtu janë edhe prodhuesit) dhe shitës me pakicë.