Bekteshi: Ka produkte të mjaftueshme, do të ulen çmimet e produkteve ushqimore bazë dhe derivateve të naftës

Shkup, 12 mars – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot e ka vizituar fabrikën e vajit për ushqim “Briliant” në Shtip dhe ka bërë kontroll se si zbatohen vendimet e miratuara nga Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe të produkteve ushqimore bazë.

Ministri Bekteshi, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë theksoi se kapacitetet vendore për prodhimin e produkteve bazë ushqimore janë vendosur në kapacitet të plotë, ndërsa masat e miratuara nga Qeveria synojnë të shmangin goditjet e çmimeve dhe të mbrojnë qytetarët.