Bekteshi: Është gjetur zgjidhje për furnizimin me energji elektrike në Haraçinë

Shkup, 24 gusht – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informon se në koordinim me kryetarin e Komunës së Haraçinës dhe menaxhmentin e EVN-së, është gjetur një zgjidhje e përkohshme për çështjen e furnizimit me energji elektrike për banorët e kësaj komune.

“Kjo zgjidhje është e përkohshme, por, me shpresë se do të jetë afatgjatë nëse të gjitha palët respektojnë marrëveshjen dhe ligjet në shtet. Të bëjmë çdo përpjekje për të kursyer energjinë elektrike, të mbrojmë buxhetin familjar dhe të mos e përkeqësojmë gjendjen me krizën energjetike”, ka shkruar ministri Bekteshi në profilin e tij në Fejsbuk.