Bekteshi: Energji elektrike dyfish më të lirë për kompanitë që prodhojnë vaj, qumësht, drithëra, bukë
Shkup, 27 tetor – Qeveria do t’i mbështesë prodhuesit e vajit, furrës, qumështit dhe mulliseve, si dhe përpunuesit e qumështit, por është e mundur lista të zgjerohet edhe me kompanitë nga industria e mishit. Ata do të paguajnë rrymë nën 100 euro për megavat orë, që është dyfish më pak se çmimi në tregun e rregullt. Për këtë shkak pritet fillimisht të stabilizohet tregu, e më pas çmimi i bukës të ulet për rreth 10 për qind.
Siç kumtoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, deri në fund të ditës odat ekonomike duhet të parashtrojnë propozime shtesë me të cilat do të zgjerohej lista e kompanive për mbështetje. Deri nesër do të bëhen të gjitha kalkulimet lidhur me implikimet e mundshme financiare, pas çka do të sillet edhe vendimi përfundimtar.
Bekteshi pret që për shkak të uljes së çmimit të energjisë elektrike, kompanitë nga industria ushqimore t’i lirojnë prodhimet. Nëse, ndërkaq, dikush e keqpërdorë situatën dhe prodhimet themelore vendore i shet më shtrenjtë nga ato të importuarat, nuk përjashtohet, tha, Qeveria të sjellë edhe masë për ngrirje të çmimeve të disa prodhimeve të caktuara ushqimore.
Sipas kompanive, rryma e liruar për një muaj do të mundësojë stabilizim të tregut, pas çka mund të konstatohet ulja e çmimeve të prodhimeve të furrave për rreth 10 për qind.
“Në çmimin e fundit të një prodhimi të caktuar hyjnë shumë inpute, ndërsa një prej tyre është edhe energjia elektrike. Në pjesën e energjisë elektrike, atë që e kanë për momentin do të jetë dyfish ,ë e ulët dhe në pajtim me atë formulim do të ulen me siguri edhe çmimet e prodhimeve themelore. Deri në fund të ditës presim propozime shtesë nga odat ekonomike në mënyrë që lista të plotësohet. Deri nesër do të bëhen të gjitha kalkulimet në pjesën e implikimeve financiare. Është e mundur të përfshihen edhe përpunuesit e mishit dhe prodhimeve të mishit, por kjo me siguri do të dihet nesër, kur pritet Qeveria të sjellë vendim pas analizave të bëra për konsumin dhe implikimet e mundshme financiare. Kompanitë do të paguajnë nën 100 euro për megavat orë, përkatësisht çmim dyfish më të ulët nga ai i rregullti apo pothuajse trefish më të ulët nga ai në tregun e hapur”, informoi Bekteshi pas takimit me përfaqësuesit e industrisë së furrave.
Sipas tij, deri në fund të prillit do të ulen shpenzimet operative të kompanive.
“Me atë, gjithsesi, kompanitë do të mund të bëjnë kalkulime shtesë në caktimin e çmimeve të prodhimeve. Në mënyrë të njejtë, pothuajse vendime të ngjashme, tashmë janë përgatitur në bashkëpunim me EEM-në dhe me kompanitë e tjera eksperte, si dhe me institucionet, posaçërisht me Regjistrin qendror”, tha ministri.
Në pyetjen nëse edhe më tej qumështi vendor do të jetë më i shtrenjtë se ai i importuar, Bekteshi u përgjigj se Qeveria për këtë ka mekanizma adekuat.
“Mendoj se nuk do të jetë më i shtrenjtë. Qeveria ka mekanizma, nëse ajo keqpërdoret, drejtpërdrejtë mund të sjellim disa vendime në pajtim me krizën për ngrirje të disa çmimeve të caktuara ushqimore”, theksoi Bekteshi.
Nënkryetari i Lidhjes së odave ekonomike, Goran Gjorgjievski sqaroi se pas pagesës së rrymës më të lirë, fillimisht do të pasojë stabilizimi i tregut e më pas do të mund të thuhet për sa do të lirohen prodhimet themelore. Për këtë, potencoi Gjorgjievski, është i domosdoshëm sublimati prej disa hapave, por edhe ky i pari, theksoi, është shumë i rëndësishëm.
“Ai stabilizim shpresoj se do të zgjasë rreth një muaj. Do të shihet në mënyrë konkurrente se si kjo do të veprojë ndaj prodhuesve pas çka mund të konstatohet se përafërsisht dhjetë për qind mund të ulet çmimi i prodhimeve themelore, konkretisht tek ne në industrinë e furrave. Për ulje më të madhe, nevojiten hapa të tjerë, nevojitet sublimat prej disa hapave. Por, edhe ky i pari është shumë i rëndësishëm, serioz dhe hap cilësor përpara nga ana e shtetit sepse do të fitojmë çmim më të ulët të energjisë elektrike, ndërsa kjo do të mundësojë dhe do të kontribuojë të ulen çmimet e prodhimeve themelore ushqimore dhe të jenë shumë më të pranueshme për konsumatorët. Krahas këtij hapi të mirë, serioz, ne më tutje do të pritnim edhe hapa të tjerë adekuat të cilët akoma më shumë do të kontribuonin që çmimi i prodhimeve themelore të ulet në nivel akoma më të poshtëm, adekuat. Ky është hap i mirë, cilësor dhe shpresoj se do të jetë fillim i shumë të tjerëve me të cilët do të rrumbullakësohet ky proces për sigurim të çmimeve akoma më të mira”, tha Gjorgjievski.