Bekteshi: Easy Jet fillon fluturimet Shkup-Gjenevë dhe Shkup-Bazel, një mundësi shtesë për të tërhequr turistë dhe për diasporën tonë

Lidhje më të lehta dhe mundësi të reja për diasporën tonë. Kompania ajrore me kosto të ulët “Easy Jet” do të fillojë fluturimet mes Shkupit dhe Gjenevës nga 1 nëntori, shkroi në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Linja ajrore me kosto të ulët “Easy Jet” hyn në tregun maqedonas. Nga 1 nëntori do të fillojë fluturimet midis Shkupit dhe Gjenevës si dhe mes Shkup- Bazelit katër herë në javë (e hënë, e mërkurë, e enjte dhe e premte. Si dhe nga Bazeli gjithashtu katër herë në javë (e hënë, e mërkurë, e premte dhe e diel). Kjo është një mundësi shtesë për të tërhequr turistë nga Zvicra në “Maqedoninë e Veriut, por edhe për lidhje dhe mundësi më të lehta për diasporën tonë,” shkroi ministri.

✈️Linja ajrore me kosto të ulët "Easy Jet" hyn në tregun e Maqedonisë së Veriut. 👉Nga 1 nëntori do të fillojë…

Posted by Kreshnik Bekteshi on Tuesday, 24 August 2021