Bekim Sali në Panairin e Shkencës 2026: Arsimi dhe teknologjia janë çelësi i së ardhmes

Tetovë, 7 maj, medial.mk/ – Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në Panairi i Shkencës 2026, ku të rinjtë prezantuan projekte dhe ide inovative në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë.

Përmes një postimi publik, Sali theksoi rëndësinë e investimit në dije, inovacion dhe arsim, duke vlerësuar potencialin e të rinjve për zhvillimin ekonomik dhe evropian të vendit.

“Investimi në dije dhe inovacion është investim në të ardhmen. Sot mora pjesë në Panairin e Shkencës 2026 në Tetovë, ku të rinjtë prezantuan ide dhe zgjidhje që dëshmojnë potencialin tonë për zhvillim”, ka shkruar Bekim Sali.

Ai shtoi se arsimi, shkenca dhe teknologjia mbeten themeli i progresit ekonomik dhe i perspektivës evropiane të vendit.

“Arsimi, shkenca dhe teknologjia janë themeli i progresit ekonomik dhe i së ardhmes sonë evropiane”, theksoi Sali.

Në panair u prezantuan projekte nga të rinj dhe studentë, me fokus në inovacion, teknologji dhe zgjidhje kreative për sfida të ndryshme shoqërore dhe ekonomike.

Leave a Reply