Bekim Sali: Ato drejtorë tek të cilët janë gjetur parregullsi, kanë pranuar kërkesën time për t’u dorëhequr
Shkup, 10 nëntor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nuk ka selektivitet në shkarkimin e drejtorëve në shëndetësinë publike. Ai bën të ditur se hapat e ardhshëm në lidhje me çështjet e personelit do të bazohen në analizat e kontrolleve në punën e menaxherëve të kryera nga Ministria e Shëndetësisë, e cila, siç informoi ministri i dikasterit Bekim Sali, në fazën e parë shqyrtohen parregullsitë financiare në pagesën e pagave të drejtorëve.
Pas dorëheqjeve të dorëzuara paradokohe nga drejtorët e klinikave universitare për sëmundje të fëmijëve dhe për radioterapi dhe onkologji, Kovaçevski sot tha se nuk ka selektivitet dhe se ajo që është bërë është bazuar në të dhënat e drejtorëve dhe të ministrit të Shëndetësisë.
“Nuk ka selektivitet sepse me sa di unë në Klinikën e fëmijëve, përveç dorëheqjes së drejtorit, është shkarkuar edhe drejtori ekonomik. Në bazë të raportimeve që ka ministri i Shëndetësisë, disa prej drejtorëve kanë vendosur të dalin në pension dhe një është shkarkuar. Ministri vazhdon të kryejë punën në kompetencën e tij dhe do të shohim në periudhën e ardhshme konform analizave që do t’i marrim se çfarë hapash do të ndërmerren në lidhje me çështjet e personelit. Nuk do të paragjykoja asgjë, por mendoj se ajo që është bërë është në përputhje me atë që kanë pasur si të dhëna vetë drejtorët dhe Ministria e Shëndetësisë”, deklaroi Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas vizitës në SPQ “8 Shtatori”.
Ministri Sali, nga ana tjetër, theksoi se “ata nuk kërkojnë gjithmonë fajin tek të gjithë për t’i bërë gjërat më mirë”.
“Disa prej drejtorëve, tek të cilët është konstatuar se kanë bërë parregullsi në drejtimin e institucioneve publike shëndetësore janë kërkuar që të tërhiqen dhe më duhet të shpreh mirënjohjen time që këtu ka pasur mirëkuptim dhe kanë rënë dakord për dorëheqje vullnetare, që është një tregues shumë i mirë i ndërgjegjësimit të një menaxheri për të pranuar gabimin që është bërë në vazhdimësi”, tha Sali.
Ai theksoi se kontrollet nga Fondi i shëndetësisë vazhdojnë dhe se asnjë institucion publik shëndetësor nuk do të përjashtohet nga kjo fazë e kontrollit.
“Jemi në fazën e parë të kontrollit të parregullsive financiare në shpërndarjen e pagave tek drejtorët, të menaxherëve, sepse nëse do të hynim në funksionimin e përgjithshëm të institucioneve do të duhej një periudhë më e gjatë. Në fazën e parë janë vetëm drejtuesit sipas Kontratës kolektive, nëse është respektuar, a ka abuzime në pjesën e të drejtës për kujdestari, duke pasur parasysh se kujdestaria e drejtorëve është dhënë si mundësi, e jo si detyrim për ata drejtorë ku nuk ka staf të mjaftueshëm për ofrimin e shërbimit në kontinuitet. Shërbimi 24/7 kërkon një numër të stafit që janë të gatshëm të ofrojnë shërbim cilësor për pacientin”, shpjegoi Sali
Me kërkesë të tij, më datën 2 të këtij muaji dhanë dorëheqje drejtorët e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Aspazija Sofianova dhe të Klinikës për radioterapi dhe onkologji, Nikolla Vasev, ndërsa gjithashtu është shkarkuar edhe drejtori organizativ i Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve, Aljajdin Memedi.

