Bëhet i ditur identiteti i të vdekurit në fatkeqësinë e komunikacionit në rrugën e shpejtë Shtip-Radovish
Shtip, 10 shkurt – Një banor 44-vjeçar i Radovishit është viktima në fatkeqësinë e komunikacionit që sot në orën 14:30 ndodhi në rrugën e shpejtë Shtip-Radovish.
Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova thotë se është konstatuar identiteti i vozitësit, i cili drejtonte automjetin me targa të Radovishit dhe se bëhet fjalë për personin M.V. nga Radovishi.
Në fatkeqësi, e cila ndodhi në orën 14:39, morën pjesë dy automjete, sipas informatave të para bëhet fjalë për ndeshje të drejtpërdrejtë mes automjetit me targa të Radovishit dhe një automjeti ngarkues me targa të Shkupit. janë lënduar edhe dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për vozitësin dhe bashkëudhëtarin nga automjeti me targa të Shkupit. Zëdhënësja e Spitalit klinik Shtip, Marina Shumanska konfirmoi se të lënduarit, pas kontrolleve mjekësore, janë lëshuar në shtëpi.
Ende po vijon ekspertiza në vendin e ngjarjes në rrugën e shpejtë Shtip -Radovish tek kilometri i dhjetë. Zjarrfikësit e Shtipit janë thirrur të intervenojnë, me aparate për shuarje të zjarrit fikën një nga automjetet, i cili mund të digjej nga fuqia e goditjes së drejtpërdrejtë. Ky aks i qarkores drejt Negotinës, drejt qarkores afër Buçimit, është i mbyllur për komunikacion, ndërsa automjetet rikahëzohen në rrugën e vjetër Shtip-Radovish përmes Pilav Tepe.