Befason Silva, njofton tërheqjen nga përfaqësuesja portugeze

Mesfushori i Benficës, Rafa Silva i ka dhënë fund aventurës së tij me kombëtaren portugeze në moshën 29-vjeçare.

Kam njoftuar trajnerin dhe Federatën mbi vendimin tim për ta mbyllur kapitullin e kombëtares. Në këtë pkë të karrierës time është një vendim i drejtë, që vjen kryesisht për arsye personale. Kam rreth 40 ndeshje me Poertugalinë dhe kam dhënë kontributin tim për të fituar Europianin e Ligën e Kombeve, ndërsa tani do të jem tifozi i parë i skuadrës”, deklaroi ndër të tjera Rafa Silva.

Edhe Federata Portugeze e Futbollit i kushtoi disa rreshta mesfushorit, duke e falënderuar për kontributin e dhënë prej tij ndër vite dhe pranuar vendimin e tërheqjes.