Bebe Rexha sjell foto të reja nga pushimet në Hawaii, thekson format joshëse në fustanin me print tigri
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha këtë kohë po e kalon duke shijuar pushimet në Hawaii.
32-vjeçarja nga atje ka sjell pamje të shumta dhe imazhe nga më të ndryshmet përmes llogarisë së saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 10 milionë persona.
E njohur për format e saj të kolme, biondina bukuroshe ka treguar edhe një herë fizikun e saj joshëse në fotot e reja që postoi së fundmi.
Në disa imazhe, Bebe shihet në një jaht e veshur me një fustan të gjatë me printe tigri i cili ia theksonte linjat në mënyrë perfekte.
Me grim të theksuar, vathë ari të mëdhenj, një qafore dhe syze dielli, këngëtarja e “Meant to Be” dukej plot stil.
Ndërkohë, në disa pamje të tjera ajo tregoi vendi tropikal ku po qëndronte dhe e shoqëruar nga miqtë e saj.
Ylli i muzikës mori mijëra pëlqim dhe qindra komente nga ana e fansave të saj brenda pak minutash.
Ndërsa, kujtojmë që pak ditë më parë, Bebe njoftoi se do të jetë pjesë e edicionit të 20-të të “American Idol”.