BE-ja pritet të vendos sanksione për naftën ruse, bursa e Moskës rifillon tregtimin në kushte të kufizuara

Qysh në fillim të javës, çmimet e naftës janë rritur. Nafta e papërpunuar Brent po tregtohet me mbi 110 dollarë për fuçi, derisa vendet e Bashkimit Evropian po konsiderojnë vendosjen e sanksioneve ndaj naftës ruse, përcjell Telegrafi.

Duke shtuar shqetësimet e tregut të naftës, rebelët Houthi sulmuan një rafineri të Saudi Aramco, duke ndërprerë përkohësisht prodhimin. Brent është rritur më shumë se 3 dollarë për fuçi, ndërsa nafta WTI po tregtohet me 107.88 dollarë për fuçi.

Çmimet u rritën përpara një serie takimesh këtë javë midis qeverive të BE-së dhe presidentit amerikan Joe Biden, ku evropianët do të shqyrtojnë nëse do të vendosin një kufizim të importit të naftës nga Rusia.

Bursa e Moskës është mbyllur për tre javë pas vendosjes së sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, por ka rifillon tregtimin në kushte të kufizuara. Tregjet evropiane të aksioneve u mbyllën për të dytën javë radhazi, pavarësisht se kishte pak gjasa për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës.