BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 5 gusht – BE-ja do të dërgojë pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut, njoftoi eurokomisari për ndihmë humanitare dhe menaxhment krize, Janez Lenarçiq.

“BE-ja dërgon kapacitete shtesë kundër zjarreve në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut për mbështetje të përgjigjes së autoriteteve lokale. Ndihma vjen nga Suedia, Franca, Austria, Bullgaria dhe nga program Koernikus të BE-së”, shkroi Lenarçiq në Tuiter.

Ndihmë për shuarjen e zjarreve në vend dërguan Bullgaria dhe Sllovenia, si dhe Serbia me katër helikopterë të cilët tani më janë angazhuar në shuarjen e stihisë së zjarrtë.