BDI tubon qytetarët e ndarë, një pjesë me Ahmetin një pjesë me “grupin e zjarrit”!

Shkup, 25 janar – Partia më e madhe në kampin shqiptarë, si dhe partia më jetë gjatë në pushtet që pas pavarësisë së vendit është Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI), e njohur dikur si partia më e konsoliduar në vend, lideri i së cilës ka bërë thirrje të vazhdueshme për bashkim opozitar që të mos përçahet vota shqiptare tani po përjeton çarje të brendshme në parti. BDI drejt një ndarjeje që do të dëmtojë në bosht këtë parti, një grup i të pakënaqurve përbrenda kësaj partie po kërkojnë demokraci brenda partiake në të kundërtën po “kërcënojnë” me shkëputje të tërësishme. Ky grup në publik njihet si “grupi zjarrit” që si të tillë ishin themeluar më herët por vepronin në heshtje dhe tentonin debatin e brendshëm mos ta nxjerrin jashtë. Por, siduket nuk u dëgjuan përbrenda dhe dolën jashtë e tani më këtë periudhë në mënyrë të hatashme janë aktivizuar në takime me qytetarët shqiptarë pothuajse në secilin qytet. Edhe nga BDI në krye me Ahmetin nuk po qëndrojnë duarkryq kundrejt kësaj situate, në të njëjtën formë edhe këta po takohen me qytetarët nëpër qytete të ndryshme. Megjithatë, janë duke bërë veprime që nuk janë në interes të qytetarëve, sepse vendi është në krizë të thellë ekonomike dhe përballë një sfide shumë të madhe, fjalët se çfarë kanë bërë e nuk kanë bërë nuk i shërbejnë askujt, e aq më pak “ofendimet” me teneqe apo çfarë do qofshin, shkruan Zhurnal.
BDI e Ahmetit dhe BDI e Izetit takime me qytetarët, por qytetarët nuk kanë nevojë për “fjalë boshe”-
Mbase, po flasim për të njëjtën parti, pra është vetëm një BDI por që është në prag të një ndarjeje sepse përbrenda BDI-së ka një fraksion që po kërkon me çdo kusht reforma si dhe janë bërë kritikuesit më të mëdhenj të ekzekutivit pjesë e të cilit janë bashkë partiaket e tyre.
Dhe, mos pajtimet e mëdha përbrenda kësaj partie shpërthyen edhe jashtë me çka bashkëthemeluesit e kësaj partie Izet Mexhit, së bashkë me bashkë partiakët tjerë si Blerim Bexheti, Visar Ganiu, Nevzat Bejta, Musa Xhaferi e të tjerë u koordinuan për të shprehur në mënyrë grupore pakënaqësitë e tyre. Mes tjerash tani në mënyrë më të vrullshme po e bëjnë këtë gjë.
Pasi më herët lëshonin vetëm deklarata e konferenca për shtyp, një takim në selinë e BDI-së në Reçicë heshtnin për një kohë të gjatë, sikurse merrnin një qetësues atje. Por, tani më gjithçka ka dalë prej kontrollit pasi kanë filluar edhe ofendimet e nga të dyja grupet.
Takimet me qytetarët në situata normale janë normale, por në vendin tonë takimet me qytetarët bëhen vetëm kur afrohen zgjedhjet, që në realitet në vendin tonë nuk po flitet për zgjedhje por nga kjo parti nga të dyja fraksionet janë duke vërshuar një sërë takimesh, në qytetet e banuara me shqiptarë.
Por, në realitet këto takime janë të panevojshme pasi qytetarët janë në kohën kur po përballen me krizën e thellë ekonomike, ngritjen e çmimeve në piedestal, pagat e ulëta e të pamjaftueshme, vendi ndodhet përballë një sfide të madhe për sa i përket integrimit evropian, ndryshimet Kushtetuese, e shumëçka tjetër.
Duke pas parasysh këtë varg problemesh, të minimalizohen këto probleme dhe shqetësime me anë të takimeve që i ngjajnë kohës së fushatës është pajustifikueshme dhe në të vërtetë, takimet e kësaj natyre janë shumë të panevojshme të padobishme që nuk zgjidhin asgjë.
Përçarjet e partive politike shqiptare dëmtojnë thellësisht dhe deafktorizojnë shqiptarët në RMV-
Mbase, është traditë e cila është krijuar shprehi që ku ka dy shqiptarët i treti kur ndërhyn shkakton përçarje dhe ndarje. Historiku i partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut e thotë këtë. Deri më tani vetëm BDI ka qëndruar imune ndaj përçarjeve të brendshme, edhe pse më herët pati pas diçka të ngjashme me Gëzim Ostrenin, por e gjitha përfundoi pa pasoja dhe pa ngritur shumë pluhur.
Ndërkaq, historiku i partive tjera politike shqiptare ndërlidhet me patjetër me një ndarje e përçarje që ka rezultuar me krijimin të një partie tjetër. Nga fraksioni përbrenda PDSH-së, lindi Lëvizja për Reforma që sot është partia me emrin Aleanca për Shqiptarët, nga përçarja në Lëvizjen Besa lindi partia që sot është me emrin Alternativa, pra nga dy parti në katër si pasojë e përçarjeve përbrenda partiake. Pastaj, partitë e tjera si RDK, e DR që u krijuan dhe u shuan tërësisht.
Aktualisht kjo përçarje përbrenda BDI-së nuk krijon habi dhe nuk është për të ardhur çudi, sepse situata të tilla kemi mjaftë nga e kaluara. Dhe, që tani pritet edhe grupi i zjarrit të del vetëm me një emër tjetër dhe të identifikohet parti e re me emër të ri e me figura të vjetra. Çështja është se këto përçarje nuk i shërbejnë shqiptarëve, përkundrazi vetëm që e dëmtojnë më shumë çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Defaktorizimi i shqiptarëve nuk zbrit prej qiellit, vjen nga toka nga këta politikanë shqiptarë që nuk mund të bëhen bashkë, e kjo është mungesë e përgjegjësisë së tyre. Shqiptarët ndër vite janë përballur me probleme të shumta, duke filluar nga mohimi i të drejtës për arsim në gjuhën amtare e deri tek refuzimet në punësime veçse je shqiptarë, e tani pas shumë vitesh kur shqiptarët filluan të arsimohen e të bëhen faktor i rëndësishëm në vend, të bëhen gabime të tilla është e pakuptimitë.
Ndarjet, përçarjet dëshpërojnë votuesin shqiptarë maksimalisht dhe disa nuk votojnë fare e disa votojnë edhe për parti maqedonase. Pra, në këtë formë vota shqiptare del prej ene dhe e humbë rrugën, sepse kemi shumë parti dhe ato pak vota shpërndahen gjithandej, e pastaj në Kuvend reduktohet numri i deputetëve shqiptarë, e ky reduktim pastaj prodhon regres të pashmangshëm sepse mungon ndikimi e faktorizimi.
Prandaj, ndarjet e tilla duhet të eveitohen e asesi të ndodhin sepse kjo dëmton rënd faktorizimin e shqiptarëve në instanca më të larta dhe në afat më të gjatë kohor. Shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe të pa ndarë, sa më pak parti politike që të ketë një garë interesante dhe produktive në kampin shqiptarë, të ndryshohen më shpesh partitë që mos krijohen anarkitë në demokraci sepse nuk ka kuptim pastaj edhe sistemi me të cilin identifikohet ky vend. /Zhurnal.mk