BDI shpalos emrat për kryetar komune, ia beson edhe një mandat Visar Ganiut

Shkup, 8 gusht – Nga partitë shqiptare, BDI thotë se tashmë i kanë të vendosura 19 kandidaturat për komunat ku do të garojnë.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim konfirmon se në Çair do të rikandidohet Visar Ganiu, i cili deri për një mandat u treguar mjaftë i sukseshëm, e në bazë të suksese të punës së Ganiut, BDI-ja ka vendosur që sërish Visar Ganiu të jetë kryetar komune edhe për një Mandat.

Në Dibër do të garon për edhe një mandat Hekuran Duka, Gjithashtu edhe në Likovë Erkan Arifi, nuk mungon as emri i Ramiz Merkos edhe për një mandat në Strugë, njejtë edhe Blerim Bexheti në Saraj. Në komunën e kërçovës Fatmir Dehari, Nevzat Bejta për Gostivar dhe Teuta Arifi për komunën e Tetovës, bëjnë të ditur zyrtar të lartë nga BDI.