Bayerni i ofron 30 milionë euro Liverpoolit, dëshiron kartonin e Mane

Sadio Mane vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Ylli senegalez, Sadio Mane tashmë ka vendosur që të largohet nga skuadra e Liverpool gjatë merkatos së verës.

‘Sky Germany’ bën të ditur se Bayerni i ka ofruar 30 milionë euro Liverpoolit, për kartonin e Mane.

I njëjti burim insiston se në rast të arritjes së marrëveshjes, Liverpool do të pranonte edhe 10 milionë të tjera në formë bonusesh.

Kur flitet për kushtet personale, bavarezët do t’i ofrojnë lojtarit kontratë trivjeçare.