Bastoni dëshiron qëndrimin tek Inter, pavarësisht ofertës së Tottenham

Alessandro Bastoni ka vendosur për të ardhmen e tij.

Së fundmi, agjenti i Bastoni është takuar me krerët e Inter, kur edhe ka bërë të ditur qëndrimin e lojtarit.

Sipas raportimeve të fundit, agjenti i lojtarit i ka bërë të qartë klubit se duan të qëndrojnë tek Inter, pavarësisht ofertës së Tottenham.

Bastoni është një nga lojtarët më të kërkuar të Inter.

Lojtari duket se nuk është gati për të ndërruar ambient, prandaj dëshiron edhe një sezon në ‘San Siro’.

Inter po punon edhe për marrëveshje të tjera gjatë kësaj merkatoje. Një nga to mund të jetë ajo e Paulo Dybala.