Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të majtë, dy emra të njohur në listën e dëshirave

Klubi katalunas, Barcelona ka vendosur dy emra të njohur në listën e dëshirave për transferimin e një mbrojtësi të ri të krahut të majtë për sezonin e ri.

Barcelona synon të përforcohet në verë, pasi synon të luftojë për trofe në sezonin e ardhshëm, pasi sezonit të fundit të dështuar.

Kështu, drejtuesit e klubit nga Camp Nou dhe trajneri Xavi Hernandez kanë etiketuar repartin e mbrojtjes, e në veçanti krahun e majtë, pozitën ku duan të përforcohen.

Dy janë emrat që kanë përfunduar në ‘radarin’ e Blaugranëve dhe po lidhen me një transferim në Camp Nou gjatë verës.

Sipas mediumit The Mirror, Barcelona po mendon të blejë mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Sergio Reguilon.

Gjigantët e La Ligës po e shohin 25-vjeçarin si një zëvendësues të mundshëm për Jordi Alba, pavarësisht lidhjeve të tij në të kaluarën me Real Madridin.

Në anën tjetër, sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Pedro Almeida, Barcelona do të paraqesë një ofertë prej 25 milionë eurosh për Alejandro Grimaldo të Benficas.

26-vjeçari e filloi karrierën e tij në akademinë e famshme të Blaugranëve, La Masia dhe ka qenë një lojtar i spikatur për Benfican në sezonin 2021/22.