Barcelona shkruan historinë në humbjen ndaj Vallecanos – por për të keq

Barcelona ka pësuar humbje 1-0 në shtëpi përballë Raoy Vallencanos në kuadër të javës së 33-të në La Liga.
Skuadrën katalunase nuk e ndihmuan as mbi dhjetë minuta shtesë në Camp Nou, duke pësuar disfatë para tifozëve të tyre.
Por, kjo humbje është edhe më e dhembshur, duke ditur se ata kanë shtuar një rekord negativ në librat e tyre.
Barça për herë të parë në histori të klubit ka pësuar tri humbje radhazi në shtëpi brenda një sezoni.
Para Rayo Vallecanos, Barcelona në “Camp Nou” u mposht edhe nga Cadizi (0:1) dhe Eintracht Frankfurti (2:3).
Blugranasit humbën tri ndeshje radhazi në shtëpi në dy sezone (dy të fundit në edicionin 97-98 dhe të parin në 98-99).