Barcelona regjistron të parin nga katër transferimet e reja

Barcelona ka regjistruar në La Liga të parin nga katër nënshkrimet e reja të kësaj vere pas një pritjeje të gjatë.

Përveç largimit të Lionel Messit, është bërë shumë nga përpjekjet e Barcelonës për të regjistruar katër lojtarët e tyre të rinj.

Deri në këtë javë, asnjëri nga Sergio Aguero, Eric Garcia, Memphis Depay ose Emerson Royal nuk ishin regjistruar në La Liga pavarësisht se ishin nënshkruar me kontrata.

Barça nuk ka qenë në gjendje të regjistrojë asnjë lojtar të ri për shkak se është dukshëm mbi kufirin e tyre të pagave në La Liga.

Por, i pari nga ata katër lojtarë tani është regjistruar, përcjell Telegrafi.

Sipas gazetës Sport, Emerson është regjistruar në La Liga dhe ka të drejtë të luajë në ndeshjen hapëse të Blaugranave me Real Sociedadin të dielën.

Emerson ishte në gjendje të regjistrohej sepse kalimi i tij në Camp Nou u klasifikua ndryshe sa i përket La Ligas.

Kjo sepse Barcelona kishte afërsisht gjysmën e të drejtave të pronësisë së lojtarit, së bashku me Real Betisin, kështu që ai ishte gjithmonë pjesërisht një lojtar i Barçës që nga transferimi i tij në vitin 2019 nga Atletico Mineiro, pavarësisht faktit se katalunasit duhej të paguanin 9 milionë euro për të marrë kartonin e plotë këtë verë.

Kjo teknikë i ka lejuar Barcelonës të regjistrojë Emersonin, dhe është një shtysë e madhe për Ronald Koeman që po shkon në një ndeshje të vështirë hapesë ndaj Sociedadit këtë fundjavë.

Ndërkohë, Depay, Garcia dhe Aguero do të vazhdojnë pritjen e tyre, megjithëse Barca ka afat deri të premten për të regjistruar lojtarët për të siguruar që ata kanë të drejtë të luajnë këtë fundjavë.

Te rasti i Agueros ka më pak nxitim pasi sulmuesi është jashtë fushave për rreth 10 javë shkaku i lëndimit.