Barazia gjinore me rëndësi thelbësore për shoqërinë, gratë në uniforma të mos diskriminohen apo nënçmohen
Shkup, 6 mars – Barazia gjinore është me rëndësi thelbësore për shfrytëzimin e potencialit të tërë shoqërisë, jo vetëm të 50 për qind të saj. Realizimi i të drejtave të grave është instrument për rritje ekonomike dhe mirëqenie, derisa lidhja mes përforcimit të grave dhe paqes e sigurisë janë thelbi i agjendës së sigurisë. Së bashku t’i rrënojmë stereotipet të cilat janë aktual dhe të pranishëm si për gratë, ashtu edhe për burrat.
Këto janë disa nga porositë të cilat sot u prezantuan gjatë konferencës me temë: “Uniforma, mburojë e cila do të thotë ndjeshmëri – lufta jonë e përdithshme në dy fronte”, si pjeës e fushatës “E zëshme dhe e guximshme” organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).
Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, gratë, pjesëtare të shërbimeve policore janë bartëse të ndryshimeve për mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhunës familjare, sepse ato janë të cilat të parat i marrin rastet e paraqitura, të parat dalin në terren dhe sigurojnë mbrojtje për gratë dhe në disa raste edhe për fëmijët e tyre. Mu për atë arsye, siç theksoi jao, edhe ato duhet të jenë të mbrojtura nga dhuna në mënyrë adekuate, shqetësimi në vendin e punës, diskriminimi në bazë të gjinisë, komentet seksiste dhe shqetësimi.

“Barazia gjinore është me rëndësi thelbësore për shfrytëzimin e potencialit të tërë shoqërisë, e jo vetëm të 50 për qind të saj. Nga heroizmi i grave luftëtare në Luftën nacional-çlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botëroe, deri tek gratë e para ushtare në Armatë dhe gratë në polici, gratë shërbejnë, luftojnë dhe kontribuojnë për sigurinë dhe prosperitetin e shtetit tonë”, shtoi ministrja.
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në fjalimin e saj në konferencën e sotme theksoi se për shumë vite mbisundojnë stereotipe se sektori i sigurisë, posaçërisht pozicionet e larta udhëheqëse, janë të rezervuara kryesisht për burrat.

“Në vitin 2012, përqindja e prëfaqësimit të grave në uniforma ishte 5,7 për qind, përderisa sot kemi rritje në 10,8 për qind përfaqësim. Rritje të madhe shënon edhe përqindja e grave oficere të cilat në vitin 2012 ishin vetëm 9 për qind, ndërsa sot ajo përqindje është dyfish më e madhe. Në vitin 2012 vetëm një grua ishte kolonele, sot janë shtatë. Në Ministrinë e Mbrojtjes, përfaqësimi përgjithshëm i grave është 47 për qind, përderisa prëqindja prej 48 për qind gra në pozicione udhëheqëse është më e madhja në vitet e kaluara”, tha Petrovska.
Ajo shtoi se akoma më me rëndësi është gratë në Armatë dhe në Ministrinë e Mbrojtjes me të vërtetë të jenë të mirëseardhura, përkatësisht nuk guxojnë të nënçmohen, diskriminohen apo ndërkaq të pengohen në zhvillimin e karrierës së tyre. vetëm sepse janë gra.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski lëvizë përpara vetëm me gra dhe vajza të emanicipuara, ekonomikisht të fuqishme dhe të pavarura, ndërsa përmes prizmës së barazisë gjinore, përfshirë edhe rreth parimit të përfaqësimit të gruas në sistemin policor të MPB-së, është bërë progres objektiv dhe i kontrolluar.

Dekani i Fakultetit për siguri, Nilolla Dujovski në fjalimin e tij theksoi një të dhënë se për dallim prej para 30 viteve kur ishte e paparamenduehsme atje të ketë numër të barabartë të burrave dhe grave, në këtë moment në Fakutletin për siguri, në të gjitha ciklet e studimeve, studiojnë 475 gra dhe 368 burra apo përafërsisht raporti është 63,5 ndaj 36,5 për qind në dobi të grave.
Konferenca organizohet me qëllim që të potencohet rëndësia e grave në uniformë si faktorë të barabartë në sistemin e sigurisë, si dhe se ato uniformën e mbajnë me nder, dinjitet dhe përgjegjësi tejet të madhe. Këto gra janë të trajnuara dhe i zbatojnë obligimet e veta, njejtë si burrat, që konsiderohet impresive në një sektor në të cilin dominojnë burrat dhe në një shoqëri në të cilën ende ekzistojnë stereotipe për profesionet e burrave dhe të grave.

