Banka Popullore solli vendim për përforcim shtesë të rezistencës së sistemit bankar

Këshilli i Bankës Popullore solli vendim me të cilin i forcon mekanizmat mbrojtës në sistemin bankar në kushte të rritjes graduale të rreziqeve sistematike. Njëhetit, prej sot vendoset shkalla e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit të bankave në vlerë prej 0.5 për qind.

Nga Banka Popullore informojnë se me hapin e tillë kontribuohet për parandalimin dhe zvogëlimin e rreziqeve të mundshme.

Banka Qendrore thwkson se bilancet e sektorit bankar udhëzojnë në fundamente të shëndetshme, që konfirmohet edhe me stres-teste të cilat tregojnë se bankat janë rezistente ndaj goditjeve të mundshme.

Në seancën e rregullt të Këshillit të Bankës Popullore është miratuar raporti më i ri tremujor, në të cilin treguesit e fundit makroekonomikë tregojnë në realizimin e rreziqeve në segmente të caktuara të ekonomisë, që krijon mjedis më pak të volitshëm makroekonomik për zbatimin e politikës monetare.