Banka Popullore: Në dhjetor vazhdoi trendi i zvogëlimit të normave të interesit

Shkup, 31 janar – Trendi i zvogëlimit të shkallës mesatare të interesit për kreditë e përgjithshme vazhdoi edhe në dhjetor të vitit 2021, kur u soll në nivelin prej 4,37 për qind. Shkalla mesatare e interesit në depozitat e përgjithshme është 0,74 për qind, kumton Banka Popullore.

“Norma mesatare e interesit në kreditë e përgjithshme në dhjetor të vitit 2021 arriti në 4,37 për qind dhe shënoi rënie mujore prej 0,05 pikë përqindjeje ndërsa rënie vjetore prej 0,26 pikë përqindje. Norma mesatare e interesit në totalin e depozitave është 0,74 për qind, që është rënie mujore prej 0,02 pikë përqindjeje dhe rënie vjetore prej 0,21 pikë përqindje. Në muajin dhjetor, norma mesatare e interesit për kreditë e sapomiratuara ishte më e ulët me 0,15 pikë përqindje në bazë mujore dhe është 3,61 për qind. Në bazë vjetore, kjo normë interesi u zvogëlua me 0,17 pikë përqindjeje. Norma mesatare e interesit për depozitat e sapopranuara këtë muaj ishte 0,7 për qind dhe në bazë mujore u zvogëlua me 0,07 pikë përqindjeje, ndërsa në bazë vjetore shënoi rritje mujore prej 0,02 pikë përqindjeje”, kumtoi Banka Popullore.

Në muajin dhjetor, thuhet në kumtesë, norma mesatare e interesit për gjithsej kreditë e dhëna për sektorin e korporatave ishte më e ulët për 0,04 pikë përqindjeje në bazë mujore dhe arriti në 3,48 për qind.

“Zvogëlimi mujor është rezultat i uljes së normave të interesit për kreditë në valutë dhe kreditë në denarë pa klauzolë valutore për 0,06 pikë përqindjeje në muaj dhe 0,04 pikë përqindje në bazë vjetore, në kushtet e rritjes së normave të interesit të kredisë me klauzolë valutore (me 0,02 pikë përqindje). Norma e interesit në totalin e kredisë për sektorin e korporatave është ulur me 0,25 pikë përqindjeje në baza vjetore”, thonë nga Banka Popullore.

Këtë muaj, norma e interesit për kreditë e sapomiratuara për sektorin e korporatave, e specifikuar nga Banka Popullore, u zvogëlua me 0,17 pikë përqindjeje me bazë mujore dhe arriti në 3,22 për qind.

“Më pas, rënia në tërësi ka ardhur si pasojë e uljes së normave të interesit për kreditë në denarë pa klauzolë valutore (për 0,28 pikë përqindje), ndërsa normat e interesit për kreditë në denarë me klauzolë valutore dhe normat e interesit për kreditë në valutë janë rritur për 1.00 pikë përqindje në muaj dhe 0,14 pikë përqindje në nivel vjetor. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo normë interesi është më e ulët për 0,20 pikë përqindjeje”, sqaron Banka Popullore.