Banka popullore më 23 dhe 24 mars nikoqire e forumit vjetor të Nismës së Vjenës
Shkup, 17 mars – Banka popullore, javëne ardhshme më 23 dhe 24 mars do të jetë nikoqire e firumit vjetor të Nismës së Vjenës, një prej ngjarjeve më të mëdha në rajon, në fushën e financave, që do të mbahet në Shkup.
Ngjarja për herë të parë organizohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe për herë të parë në një vend që është jashtë Bashkimit Evropian.
Siç informoi në brifingune sotëm me gazetarë, Milica Arnaudova, këshilltare në Zyren e guvernatores, do të marrin pjesë mbi 80 mysafirë të huaj, përfaqësues të lartë nga institucionet ndërkombëtare financiare, guvernatorë të bankave qendrore, zëvendësguvernatirë, përfaqësues nga disa banka dhe pjesëmarrës vendorë. Pjesëmarrësit vijnë nga 14 vende nga Evropa.
Gjatë forumit të sivjetmë do të diskutohen shumë tema kruciale si sfidat kyçe për politikën monetare dhe fiskale në kohë të sfidave të inflacionit, sfidat për sektorin bankar, tranzicionine gjelbër, financat në zhvillim dhe zgjidhejt e reja teknologjike dhe tema të tjera aktuale.
Nisma e Vjenës është kornizë për mbrojtjen e stabilitetit financiar për rajonin e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Nisma u formua gjatë valës së parë të krizës globale financiare në janar të vitit 2009. Ajo i bashkon të gjitha palët e prekura relevante nga sektori publik dhe privat aktiv në rajon. Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH), Banka evropiane investuese (BEI). Fondi monetar ndërkombëtar (FMN) dhe Banka botërore dhe Komisioni evropian luajtën rol kyç në krijimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të Nismës së Vjenës.
Nisma vjeneze u paramendua si paltformë për sjellje të vendimeve dhe koordinim të aktiviteteve të të gjithë faktorëve relevant, e cila kishte për qëllim parandalimin e krizës sistemtike bankare dhe evitimin e shlyerjes masive dhe të papritur të grupeve bankare të pranishme përmes filialeve të veta në Evropën Qendrore dhe Juglindore.
Korniza e ardhshme për bashkëpunim, Nisma vjeneze 2.0 ndërlidhet me suksesin e Nismës vjeneze 1.0. Qëllimi i Nismës vjeneze 2.0 është të arrihen rezultate praktike përmes ndjekjes dhe raportimit për procesin e shlyerjes mes bankave, ndjekjes së strategjive të bankave amë në rjaon, aktiviteteit të tyre kreditues, ndjekjes së nivelit të kredive jofunksionale dhe masave të cilat rregullatorët në vendet e rajonit i ndërmorën për shkak tëp përballjes me nivelin e lartë pas krizës së kredive jofunksionale.
“Nga platforma e cila pritej të veprojë përkohësisht, u shndërrua në forum në të cilin në baza të rergullta takohen bartësit e vendimeve nga sektori privat dhe publik për të këmbyer përvoja dhe të bisedojnë për trendet në sektorin financiar, por edhe për çështje më të përgjithshme makroekonomike”, shtoi Arnaudova.
Në fokus të këtij forumi janë edhe tema të tjera aktuale, siç janë financat e gjelbra dhe ndikimi i rreziqeve nga ndryshimet klimatike ndaj stabilitetit financiar, trendet bashkëkohore në financa, digjitalizimi, finteku dhe të ngjashme.
Mbulimi gjeografik i Nismës shtrihet edhe jashtë kufijve të Bashkimit Evropian dhe i prëfshin vendet nga Evropa Qendrore dhe Juglindore. Nisma vjeneze 2.0 është e kryesuar nga Komiteti drejtues, me të cilin kryeson Boris Vujiçiq, guvernator i Bankës qendrore kroate. Nisma vjeneze paraprakisht ka mbajtur forume në Split, Vjenë, Londër, Luksemburg, Varshavë dhe Bruksel.

