Banka Popullore filloi me publikimin e rregullt të të dhënave për financimin e gjelbër
Shkup, 18 tetor – Banka Popullore, në ueb faqen e saj, ndër të dhënat dhe treguesit për sistemin bankar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka filluar të publikojë edhe të dhëna për tremujor për kreditë për financim të gjelbër të miratuara për amvisëritë dhe shoqatat jofinanciare. Publikimi i këtyre të dhënave, thonë nga Banka Popullore, është një nga aktivitetet me të cilën kontribuon për krijimin e ekonomisë “së gjelbër” dhe të qëndrueshme.
“Banka Popullore deri më tani ka ndërmarrë disa aktivitete për ngritjen e vetëdijes për pasojat e ndryshimeve klimatike dhe për komponentin gjithnjë e më të përhapur “të gjelbër” në financa në ekonominë maqedonase. Të ashtuquajturat “kredi të gjelbra” janë të destinuara për përmirësimin e efikasitetit energjetik të amvisërivedhe sektorit privat, për investime në teknologjitë e gjelbra, materiale dhe zgjidhje dhe për investime në burimet e rinovueshme të energjisë, kontrollin dhe parandalimin e ndotjes, mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e rreziqeve të ndryshimeve klimatike”, thuhet në kumtesën e sotme.
Në fillim të vitit 2022, Banka Popullore ka zbatuar Sondazh për rreziqet nga ndryshimet klimatike, sipas së cilit 40 për qind e bankave vendore dhe kursimoret kanë vendosur produkte dhe shërbime si reagim ndaj ndryshimeve klimatike, ndërsa 80 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se mendojnë për vendosjen e produkteve dhe shërbimeve të reja si reagimi i ndryshimeve klimatike.
“Ndryshimet klimatike dhe shoqërore, me të cilat përballemi gjithnjë e më shumë, lënë gjurmë të dukshme ndaj ekonomisë globale dhe mund të ndikojnë në arritjen e objektivave të bankave qendrore. Prandaj është e nevojshme që bartësit e politikave të përkushtohen në lehtësimin e pasojave të mundshme ekonomike të ndryshimeve klimatike. Në të ardhmen, transformimi i gjelbër dhe ai digjital mund të kontribuojnë në ndërtimin e ekonomive më të forta rezistente ndaj goditjeve”, thonë nga Banka Popullore dhe shtojnë se sfidat me të cilat tani përballen ekonomitë në botë janë dëshmi se duhet të kërkohen zgjidhje alternative dhe të mendohet në mënyrë afatgjate në lidhje me sigurimin e burimeve të qëndrueshme të energjisë dhe rritjen e prodhimit të ushqimit.

