Banka Popullore: Borxhet e qytetarëve dhe kompanive në vend vazhdojnë të rriten
Shkup, 23 shtator – Borxhet e qytetarëve dhe kompanive në vend vazhdojnë të rriten, ndaj sipas të dhënave të reja të Bankës Popullore, qytetarët dhe kompanitë së bashku u detyrohen bankave pak më shumë se 7.6 miliardë euro.
Sipas raportit të Bankës Popullore, kompanitë kanë borxh 3,6 miliardë euro, ndërsa amvisëritë janë borxhli më të mëdhenj dhe borxhi i tyre është mbi 3,9 miliardë euro. Banka Popullore sqaron se në baza mujore kreditë për muajin gusht janë rritur për 0,5 për qind, ndërsa në nivel vjetor rritja e kredive është 7,5 për qind.
Kredia për individë në muajin gusht është më e lartë për 0.4 për qind, krahasuar me një muaj më parë.