Banka botërore parashikon rritje të ekonomisë për 2,7% sivjet
Shkup, 8 qershor – Banka botërore parasheh rritje të bruto prodhimit vendor të Maqedonisë së Veriut prej 2,7 për qind këët vit dhe 3,1 për qind në vitin 2023.
Banka botërore, në raportin e qershorit për pikëpamjet globale ekonomike, i ulë projeksionet e kaluara ekonomike për vendin, këtë vit për 1.0 për qind, ndërsa për vitin 2023 për 0.3 për qind.
Rritja ekonomike në vitin 2024, sipas projeksioneve të BB-së, do të arrijë 3,2 për qind.
Parashikimi për rritjen globale për vitin 2022, ndërkaq është zvogëluar për pothuajse një të tretën, në 2,9 për qind. Shkaktarë kryesorë për atë janë sulmi rus ndaj Ukrainës dhe dëmet e shkaktuara nga pandemia e Kovid-19, të cilat kontribuuan që shumë vende të përballen me recesion.
Lufta në Ukrainë e ngadalësoi ekonominë globale, e cila tani po hyn në periudhë të rritjes së dobët dhe inflacionit në rritje, me mundësi për përkeqësim të mëtutjeshëm.
Kreu i Bankës botërore, Dejvid Malpas paralajmëroi se rritja globale këtë vit mund të shënojë rënie në 2,1 për qind, në vitin 2023 në vetëm 1,5 për qind.
Malpas theksoi se rritja globale është e penguar nga lufta, masat e reja për lokdaun kovidi në Kinë, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dhe rrezikut në rritje nga stagflacioni, përkatësisht periudha e rritjes së dobët dhe inflacionit të lartë, i cili për herë të fundit është vërejtur në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar.
“Sot ekziston rreziku i lartë nga stafflacioni. Rritja e ngadalshme me siguri do të zgjasë përgjatë tërë dekadës për shkak të investimeve të dobëta në pjesën më të madhe të botës. Duke pasur parasysh se inflacioni tani është në nivel të lartë shumëvjeçar nël shumë vende dhe pritet oferta të rritet ngadalë, ekziston rreziku që inflacioni të mbetet i lartë për një periudhë të gjatë kohore”, thotë Malpas.
Banka botërore parasheh se tempoja e rritjes globale mes viteve 2021 dhe 2024 do të ngadalësohet për 2,7 pikë procentuale, që është më shumë se dyfishi i ngadalësimit të vërejtur mes viteve 1976 dhe 1979.
Në raport, gjithashtu, paralajmërohet se rritja e normave të interesit që inflacionit të vihet nën kontroll nga fundi i viteve të shekullit të kaluar ishte aq i madh sa që shkaktoi recesion global në vitin 1982 dhe një seri krizash financiare në tregjet dhe ekonomitë e botës.
Ekziston rrezik real se ashpërsimi i kushteve financiare më shpejtë nga që pritej, mund të shtyjë disa vende në krizë debitore siç ishte në vitet e tetëdhjeta, paralajmëlroi Banka botërore.

